Shqipëria
BBC raporton për fëmijë emigrantë shqiptarë të zhdukur
Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, thotë BBC.
Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigantit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese.
Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur 18 vjeç.
Shifrat e qeverisë britanike, të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, krahasuar me më tepër se 28.400 që mbërritën vitin e kaluar në tokën angleze.
Një fluks i tillë ka kontribuar në mbipopullimin e qendrës së pritjes Manston në Kent, e cila në një moment arriti të mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz. Për Këshillin e Qarkut Kent, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë, të cilët i kishte në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese, thuhet në artikull.
Drejtuesit e tij shprehen sidoqoftë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh zhdukjen e disa të miturve. BBC thotë se gjithmonë e më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahn aktualisht në mbarë Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












