Kosova
BBC: Gruaja nga Kosova që pushtoi Everestin
BBC Travel ka publikuar një artikull për rrugëtimin e alpinistes Arineta Mula në pushtimin e majës më të lartë në botë, Mound Everest.
“Një tokë e mbyllur në tokë, sovranitetin e së cilës e kanë njohur 116 shtete nga 195, siç është dokumentuar nga Qeveria britanike, Kosova shpesh konsiderohet vendi më i ri në Evropë. Pavarësimin nga Serbia e deklaroi më 17 shkurt 2008, pas dekadave të konfliktit etnik në Ballkan, pas prishjes së Jugosllavisë më 1991”, shkruan BBC.
Arineta Mula, më e reja nga katër fëmijët, ishte lindur më 1988 në një botë me turbulencë, ku shqiptarët e Kosovës dhe serbë ishin në konflikt të vazhdueshëm, shpesh vdekjeprurës me njëri-tjetrin, shkruan tutje BBC. Ajo ishte rritur në kohën e luftërave në Jugosllavi, që shpesh konsiderohen si konfliktet më vdekjeprurëset në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Përkundër rrethanave të paimagjinueshme sfiduese, Mula do të ngritej për të pushtuar disa nga majat më të larta në botë, përfshirë këtu edhe Mount Everestin më 2017.
Mula ishte larguar qyteti i saj i lindjes, Peja, për të studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës në moshën 18-vjeçare dhe aksidentalisht kishte nisur aventurën e saj të alpinizmit.
Derisa jetonte në kryeqytetin e Kosovës, ajo kishte zbuluar ecjen në male.
“Asnjëherë nuk e kisha bërë më parë”, tregon Mula. “Por një mik imi më kishte sugjeruar të shkoja për një ecje në bjeshkë, dhe pranova. Menjëherë më rrëmbeu. Secilën fundjavë nga ajo ngjitje e parë, isha në ndonjë mal të Kosovës”.
E për ta realizuar ëndrrën e saj i ishte ofruar shansi më 2017, kur Kosova kishte filluar të krijonte ekipin e parë për shkuar në Mount Everest. E Mula loboi që të bashkohej me grupin e bjeshkatarëve.
“Në Everest gratë janë trajtuar ndryshe”, shprehet ajo. “Sherpasit (një nga grupet etnike të rajonit më malor të Nepalit dhe Himalajeve) ishin të prirur të më injoronin, por dëgjonin shoqëruesit e mi që ishin burra. Nuk mendoj se ishte e qëllimshme. Ka shumë më pak gra se sa burra që ngjiten atje”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














