Lajme
Bashkatdhetarët në Vaud mblidhen për të ndjekur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Bashkatdhetarë nga kantoni Vaud janë mbledhur sot, 16 shtator, në sallën e restorantit Florisant, për të ndjekur së bashku transmetimin nga Haga të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Takimi është iniciuar nga Milazim Aliu, ndërsa organizimi është bërë nga dega e PDK-së në Vaud, me kryetar Bexhet Gashi. Aliu tregon për Albinfo.ch se ideja ishte që bashkatdhetarët që jetojnë në këtë kanton të mos e ndiqnin të ndarë këtë moment, por të mblidheshin në një vend dhe ta përjetonin së bashku.
Në sallë janë vendosur flamuj të Kosovës dhe simbole të UÇK-së, ndërsa të pranishmit po e përcjellin drejtpërdrejt seancën në një ekran të madh. Atmosfera është e mbushur me pritje dhe ankth, ndërsa sytë e të pranishmëve janë drejtuar nga Haga, në pritje të vendimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për shumë prej të mbledhurve, kjo ditë lidhet jo vetëm me fatin e katër të akuzuarve, por edhe me kujtesën dhe domethënien që lufta e UÇK-së ka për diasporën shqiptare.
Interesimi është i madh edhe jashtë Zvicrës. Mbështetës janë mbledhur sot pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa në Kosovë janë vendosur ekrane të mëdha për ndjekjen e vendimit.
Foto: Milazim Aliu
Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












