Fotolajmi
Bankroton “Air Berlin”
Linja ajrore e dytë më e madhe gjermane shpalli dokumentet mbi procedurat e falimentimit të martën, pasi aksionari dhe huadhënësi më i madh, “Etihad Airways” kishte reduktuar financat. Prandaj, kompania nuk kishte më një parashikim pozitiv, njoftoi menaxhmenti i “Air Berlin”.
Qeveria federale do të mbështesë kompaninë me një hua në vlerë prej 150 milionë eurosh. “Nuk kishin mundur të kthehen ndryshe pasagjerët në Gjermani me fluturimet e “Air Berlin”, tha Ministria e Ekonomisë dhe Transportit në një deklaratë të përbashkët. Kredia mbështetet nga një garanci federale, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë “Lufthansa” tha se po ruan bashkëpunimin me qeverinë federale në përpjekjet për ristrukturimin e linjës ajrore. “Kjo do të sigurojë, ndër të tjera, punonjësit e “Air Berlin”, aeroplanët fluturues tani në lidhje me “Eurowings” dhe „Austrian Airlines“ (degët e “Lufthansa”). Negociatat për blerjen e pjesëve të grupit “Air Berlin” gjithashtu ofruan mundësinë e riorganizimit të stafit. “Lufthansa” synon t’i sjellë këto negociata në rezultate të shpejta dhe pozitive.
Rezervat e “Lufthansës” kanë vazhduar të rriten të martën pas lajmit për falimentimin e “Air Berlin” me mbi 2%.
Pilotët e shoqatës së pilotëve «Vereinigung Cockpit» (VC) thanë se për punonjësit e “Air Berlin” që kanë bërë një punë të madhe për krijimin e linjës ajrore, lajmi është një goditje e vërtetë.
“Etihad” liron “Air Berlin” si “patate të nxehtë”, ndonëse investitorët e rinj kanë treguar interes, duke kritikuar aktivitetet e investitorit arab “VC”. “Me këtë, investitorët nga Gjiri Persik treguan fytyrën e tyre të vërtetë”…
“Air Berlin” operon me fluturime nga aeroporti në Berlin dhe Düsseldorf. Flota përbëhet nga rreth 120 aeroplanë. Vjeshtën e kaluar kompania njoftoi planet për të shkurtuar deri në 1.200 punonjës të saj dhe dha me qira një pjesë të flotës së avionëve për shkak të humbjeve të konsiderueshme financiare.
Deri në fund të shtatorit 2016 borxhet e kompanisë ishin rreth 1 miliard euro. Rreth 40 aeroplanë i jepeshin me qira “Lufthansas”. Sipas të dhënave të kompanisë, vitin e kaluar “Air Berlin” transportonte 28.9 milionë pasagjerë.
Me vite “Air Berlin” është duke fluturuar me humbje. Situata u përkeqësua në fund të marsit me kalimin në orarin e verës, kur pasuan një sërë anulimesh dhe vonesash të fluturimit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














