Kosova
Banka e Diasporës shumë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës
“Ekonomia e Kosovës përfiton mjaft shumë nga diaspora edhe përmes kanaleve të tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimit dhe investimet e huaja direkte”, është shprehur Fehmi Mehmeti
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Diaspora në vazhdimësi është treguar mjaft e qëndrueshme dhe ka shërbyer si burim shumë i rëndësishëm i financimit të ekonomisë së Kosovë.
“Përveç remitencave, të cilat deri në shtator 2018 janë në shumë prej 587.9 milionë euro, ekonomia e Kosovës përfiton mjaft shumë nga diaspora edhe përmes kanaleve të tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimit dhe investimet e huaja direkte. E tërë kjo flet për një kontribut shumë të rëndësishëm të diasporës tonë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Mehmeti në një intervistë për RTKlive.
Sipas tij BQK-ja duhet ta forcojë edhe më tutje rolin e saj për t’i siguruar ekonomisë së vendit një sektor financiar të qëndrueshëm dhe me rol edhe më të madh në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, përcjell albinfo.ch.
“Këtë synojmë ta arrijmë duke zhvilluar një politikë të shëndoshë të licencimit të institucioneve financiare, e cila duke shtuar numrin e institucioneve financiare kredibile që operojnë në tregun tonë, do të mundësojë krijimin e kushteve për rritje të mëtejme të konkurrencës dhe zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit. Zhvillimi i vazhdueshëm i funksionit rregullativ të BQK-së do të vazhdojë të jetë prioritet i rëndësishëm, me çka synojmë t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate evoluimit të nevojave rregullative në sistemin financiar, si dhe t’i paraprijmë zhvillimeve të pritshme në këtë sistem në mënyrë që korniza rregullative të mos bëhet pengesë, por të ketë rol të rëndësishëm lehtësues në zhvillimin e sistemit financiar”, tha ai.
Ai foli edhe për themelimin e Bankës së Diasporës. “Diaspora në vazhdimësi është treguar mjaft e qëndrueshme dhe ka shërbyer si burim shumë i rëndësishëm i financimit të ekonomisë së Kosovë. Megjithatë, konsideroj se ka hapësirë për një partneritet edhe më të madh ekonomik ndërmjet Kosovës dhe diasporës. Institucionet e Kosovës po punojnë në vazhdimësi për të përmirësuar edhe më tutje ambientin e të bërit biznes në Kosovë, gjë e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky angazhim duhet të shoqërohet edhe me një përforcim dhe rritje të kontakteve ndërmjet institucioneve dhe afaristëve vendorë me afaristët nga diaspora, për t’i pasqyruar më për së afërmi mundësitë investive që i ofron ekonomia e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mirëpret investimet e mundshme nga diaspora në sistemin tonë financiar dhe përbrenda fushë veprimtarisë së saj, është e gatshme të mbështesë me të gjitha kapacitetet e saj çdo iniciativë për të investuar në Kosovë”, ka shtuar tutje Fehmi Mehmeti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












