Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, prezantohet këtë fundjavë para publikut dhe investitorëve në Kosovë.
Nga e premtja, më 24 korrik, deri të dielën, më 26 korrik, përfaqësuesit e projektit do të jenë të pranishëm në EXPO REAL KOSOVA 2026, që organizohet në Prishtina Mall. Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë stendën e Baks Bay, të takohen drejtpërdrejt me ekipin dhe të marrin informacione rreth rezidencave, konceptit të zhvillimit dhe ofertave aktuale për investim.
Baks Bay po zhvillohet në bregdetin verior të Shqipërisë, ndërmjet Velipojës dhe Ranës së Hedhun. Projekti është konceptuar si një komunitet i integruar bregdetar, i përshtatshëm për banim, pushime dhe qëndrim gjatë gjithë vitit. Ai përfshin rezidenca nga studio deri në apartamente me katër dhoma gjumi, hotelin me pesë yje Meliá, si dhe hapësira për gastronomi, tregti, sport, relaksim dhe mirëqenie.
View this post on Instagram
Në qendër të konceptit janë natyra, hapësirat e gjelbra dhe jeta aktive. Projekti parashikon shëtitore përgjatë bregdetit, parqe, shtigje për ecje dhe biçikleta, zona sportive, pishina, ambiente wellness, restorante, kafene dhe shërbime të tjera të integruara.
Baks Bay zhvillohet nga ABA Properties dhe ndërtohet nga Gener 2, kompani me përvojë në realizimin e projekteve të mëdha rezidenciale, komerciale dhe infrastrukturore në Shqipëri.
EXPO REAL KOSOVA është panair i fokusuar në ndërtim, patundshmëri, arkitekturë, materiale ndërtimore dhe industri të ndërlidhura. Edicioni i sivjetmë zhvillohet më 24, 25 dhe 26 korrik 2026, në hapësirën e panaireve në Prishtina Mall.
Vizitoni shtandin e Baks Bay Albania në EXPO REAL KOSOVA dhe njihuni nga afër me projektin, rezidencat dhe ofertat për investim në bregdetin verior të Shqipërisë.
Për më shumë informacion:
E-mail: [email protected]
Numri kontaktues: +355 69 70 44 447
Uebfaqe: baksbay.com






