Sport
Bajramaj po shërohet me sukses
Synim imi është që të jem e gatshme për Kampionatin Evropian që mbahet në qershor në Suedi dhe shanset janë të mira”, ka thënë Lira
Fatmire Bajramaj është në rrugë të mirë për t`u shëruar nga lëndimi i rëndë i këmbës që pati pësuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Siç ka treguar për mediet gjermane, futbollistja më e njohur e Gjermanisë, Fatmire (Lira) Bajramaj është duke ushtruar intensivisht për t`iu kthyer formës që e kërkon futbolli në ligën e parë të Gjermanisë.
Ajo po bën ushtrime rehabilituese, nga e hëna deri të shtunën, çdo ditë nga shtatë orë ndërsa ka filluar edhe të vrapojë. Po ashtu ka filluar të ushtrojë kalimet dhe hedhjen e topave. Prognozat e mjekëve për Fatmiren janë shumë optimiste.
“Synim imi është që të jem e gatshme për Kampionatin Evropian që mbahet në qershor në Suedi dhe shanset janë të mira”, ka thënë Lira.
Fatmirja luan duke filluar nga viti 2011 për skuadrën Frankfurt të bundesligës së parë gjermane. Sukseset e saj të deritashme në arenën ndërkombëtare kanë qenë, ndër të tjra; në vitin 2007 ajo me përfaqësuesen e parë gjermane doli kampione në Kampionatin Botëror të Futbollit për femra. Në vitin 2008 në Lojërat Olimpike fitoi medaljen e bronztë ndërsa në vitin 2009 edhe një herë bëhet kampione evropiane. Në vitin 2011 ajo është shpallur futbolliste e vitit në Gjermani.
Në foton më lartë ajo shihet në mesin e adhurueseve të saj dhe një sponsori të klubit të Frankfurtit, gjatë vizitës që i ka bërë ndërmarrjes së tij.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











