Shpejtim dhe Elion Krasniqi janë dy këngëtarët shqiptarë nga Zvicra që së fundmi kanë realizuar një këngë të re ritmike “O moj nuse” që po pritet shumë mirë nga e mbarë diaspora dhe shqiptarët në përgjithësi, shkruan albinfo.ch.
Babë e bir tashmë e realizuan këtë premtim dhe pritet të jetë një publikim i suksesshëm në tregun muzikor.
Vlen të theksohet se videoklipi i kësaj kënge është realizuar gjatë dasmës së Elionit, e cila u mbajt në verën e vitit 2026, duke sjellë në ekran traditat autentike të kulturës shqiptare. Spoti pasqyron momentet më të veçanta të ceremonisë, duke nisur nga marrja e nuses me vetura dhe krushqi, e deri te atmosfera festive në restorant. I gjithë videoklipi i këngës ritmike është ndërtuar me sekuenca reale nga kjo dasmë, duke i dhënë këngës një karakter të veçantë dhe plot emocion. /Albinfo.ch