E-Diaspora
Axha thotë se nuk kanë pasur asnjë problem në Zvicër
Axha i tij thotë se nuk pasur ndonjë problem në Zvicër dhe nuk e di arsyen pse ka ndodhur një rast i tillë
Nëna e djaloshit është shprehur e shokuar me atë se çfarë ndodhi, derisa në lidhje me rastin ka folur edhe Sylë Mahmuti, axha i viktimës.
“Kur dëgjuam lajmin se çfarë kishte ndodhur, ishte tronditje për ne”, është shprehur ai për “The Associated Press”, përcjell albinfo.ch.
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk po dihen, derisa hetimet janë duke vazhduar. “Nuk kemi mundur të gjejmë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, si ka ndodhur”, ka thënë Mahmuti në shtëpinë e tij në Lipjan. “I vetmi informacion që e kemi marrë është se ai është prerë në qafë”, ka thënë tutje ai.
Axha i tij thotë se nuk pasur ndonjë problem në Zvicër dhe nuk e di arsyen pse ka ndodhur një rast i tillë. “Ka shkuar në shkollë si fëmijët tjerë, dhe në 12:45 ai ka dalë nga shkolla, e gjatë rrugës ka hasur në plakën 75 vjeçare. Thashethemet që i kemi dëgjuar na kanë thënë se ka pasur njëfarë përleshjeje, por nuk dimë më shumë”, ka nënvizuar ai.
Autoritetet ende janë duke e hetuar rastin e kësaj ngjarje tragjike dhe nuk kanë dhënë shumë informacione, kurse janë duke kërkuar edhe dëshmitarë.
Ambasada ngushëllon familjen
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka marrë lajmin e hidhur dhe shumë të rëndë, për vrasjen mizore të fëmijës I. Mahmutit, i lindur më 03.12.2011, nga Komuna e Lipjanit. Ai u vra dje me armë të ftohtë në rrugë, pak pas orës 12 të ditës, kur kishte përfunduar mësimin e paradites në shkollë dhe ai shkonte në banesën e tij.
Ambasadorja Nazane Breca, në emër të saj, në emër të Ambasadës dhe gjithë stafit dioplomatik, konsullor dhe stafit teknik, familjes së Mahmuti nga Lipjani, me banim dhe punë në qytetin e Baselit, i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë tragjedi familjare! Kjo vrasje e ka tronditur komunitetin e madh shqiptar në Zvicër, ka tronditur gjithë Kosovën, banorët e Baselit dhe gjithë qytetarët zviceranë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në mëngjesin e ditës së sotme, ka autorizuar një diplomat të saj që të kontaktojë dhe të jetë afër familjes, të ofrojë ndihmën e duhur e të nevojshme në këto çaste të rënda që po përjeton familja e fëmijës së vrarë, si dhe të merren informacionet zyrtare nga organet përgjegjëse të Kantonin të Baselit për këtë rast të rëndë tragjik.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












