Lajme
Avokatja shqiptare nga Universiteti Oxford, ligjeratë për “Gjykatën Penale Ndërkombëtare”
Shqiptarja e quajtur Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, shkruan albinfo.ch.
Shqiptarja e quajtur, Rudina Jasini, juriste dhe pedagoge në Universitetin e Oksfordit, padyshim është ndër më të suksesshmet jashtë vendit.
Në datën 9 korrik, ajo është e ftuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike për një ligjeratë online me temë: “Zhvillimi i drejtësisë penale ndërkombëtare nga tribunali i Nurembergut deri në themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.
Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut. Aktualisht ajo është studiuese pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Oxford-it dhe është e angazhuar në drejtimin e një projekti të Këshillit Kërkimor Ekonomik Social të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
“Impakti i Pjesëmarrjes së Viktimave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Zhvillimi i Platformave për Bashkëpunim” në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësimit Ligjor të Viktimave dhe Dhomën e Avokatisë pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Rudina ka mbaruar studimet për doktoraturë (PhD) dhe Master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oxford-it.
Gjithashtu, ajo ka mbaruar studimet për Master (LLM) në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Georgetown, si dhe studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












