Lajme
Autobusi përplaset me kamionin, 15 të vdekur në Kanada
Raportohet se një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade në një zonë rurale të provincës kanadeze të Manitobas të enjten, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, tha policia, përcjell albinfo.ch.
Rob Hill, komandant i policisë kanadeze në Manitoba, tha se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spitale.
Pamjet televizive transmetuan imazhe të asaj që dukej si një furgon ose autobus i madh që digjej në një kanal pranë një kamioni transporti. Trotuari ishte i mbushur me mbetje nga përplasja dhe xhama të thyer.
Kryeinspektori i policisë, Rob Lasson, tha se “për momentin drejtuesit e autobusit dhe kamionit janë gjallë dhe në spital”. Ai nuk tha nëse ata ishin në mesin e 10 të lënduarve. Të vdekurit ishin kryesisht të moshuar.
Përplasja ndodhi në Karberri, një qytet 170 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Manitobës, Uinipeg.
“Lajmi nga Karberri, Manitoba është tepër tragjik”, shkroi në Twitter kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ata që humbën të dashurit sot dhe po i mbaj të lënduarit në mendjen time”, tha ai.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në legjislaturën e Manitobës.
Kjo ngjarje riktheu kujtimet e përplasjes së autobusit të vitit 2018 në provincën fqinje të Saskatçeuan që vrau 16 persona.
“Mjerisht kjo është një ditë që do të mbahet mend si një ditë tragjedie dhe trishtimi të pabesueshëm në Manitoba dhe në gjithë Kanadanë”, tha Hill.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












