Lajme
Përkeqësohet gjendja e migrantëve në kufirin hungarez-serb
Trefishohet numri i refugjateve në kufirin serbo-hungarez me synim Austrinë
Raportohet se që nga muaji janar deri në fund të muajit korrik në Austri janë paraqitur 41.900 kërkesa për azil, janë ndaluar 18.000 persona dhe janë arrestuar 80 trafikantë të dyshuar për kontrabandë me njerëz në kufirin hungarez-serb, përcjell albinfo.at.
115 të tjerë kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në të njëjtën periudhë në territorin hungarez, afër Austrisë, falë patrullave të përbashkëta.
Edhe kontrabandistët po përdorin dronë për të monitoruar kufirin e gjelbër dhe lëvizjet e policisë kufitare austriake.
Këshilli i Evropës për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar së fundmi që autoritetet hungareze të përmbahen nga kthimi arbitrar i azilkërkuesve dhe emigrantëve në Serbi dhe të sigurojnë qasjen e tyre në një procedurë të drejtë dhe efikase të azilit. Qasja në azil dhe mbrojtja ndërkombëtare në Hungari është bërë praktikisht e pamundur për shkak të masave të marra nga qeveria e Viktor Orban që nga viti 2015.
Ndërkohë, presioni migrator në pjesën jugore të kufirit hungarez është rritur kohët e fundit, me emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë masivisht për të kaluar kufirin dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre për në Evropën Perëndimore.
Emigrantët janë gjithnjë e më të dhunshëm ndaj oficerëve të policisë dhe shpesh mbajnë armë.
Numri i kalimeve të paligjshme kufitare është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Situata në krahinën e Vojvodinës e vendosur në anën serbe të kufirit jugor është jashtëzakonisht e keqe.
Gjatë verës ka pasur edhe përplasje të armatosura mes emigrantëve në anën serbe të kufirit, që kanë rezultuar me vdekjen e një personi.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













