Lajme
Austri: Testim për 10 ditë i masave kufizuese për të pavaksinuarit
Vendimi i Austrisë për të izoluar personat e pavaksinuar kundërshtohet fort nga ata, të cilët nuk e përkrahin këtë politikë, duke protestuar pak orë para mesnatës të së dielës, para se të hynte në fuqi dekreti qeveritar.
Me aplikimin e masave të reja kufizuese personat e pavaksinuar mbi 12 vjeç e kanë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ata mund të dalin vetëm për aktivitetet bazike, të shkojnë në punë, të kryejnë blerje të domosdoshme, të ecin ose të shkojnë të vaksinohen.
Austria ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore, me rreth 65 për qind të popullsisë totale të vaksinuar plotësisht.
Masat kundër të pavaksinuarve fillimisht do të zgjasin 10 ditë. Personat e pavaksinuar mund të gjobiten deri në 1,450 euro nëse shkelin kufizimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














