Lajme
Austri: Dyqanet kanë përgatitur një plan në rast të ndërprerjes së rrymës
Në Austri prej kohësh ekziston frika e një “errësire” të mundshme, pra e një ndërprerjeje më të gjatë të rrymës, ndaj institucionet kanë marrë masa konkrete për t’u përgatitur për një situatë të tillë dhe tashmë edhe supermarketet kanë miratuar një plan veprimi, përcjell albinfo.ch.
Radhët e gjata para supermarketeve mund të jenë realitet në rast të një “errësimi” në Austri, ndaj supermarketet dhe shitësit ushqimorë kanë rënë dakord për një veprim të unifikuar në rast të kësaj krize në një tryezë të rrumbullakët.
Ndonëse ekspertët pohojnë se nuk ka rrezik të shtuar për “errësirë”, supermarketet kanë përgatitur një plan, i cili parashikon që në hapin e parë të mbyllen të gjitha dyqanet që ditën e parë për të bërë përgatitjet e nevojshme.
Nga dita e dytë e ndërprerjes, nga ora 09:00 deri në orën 10:00, dyqanet do t’i dërgonin ushqimet komunës dhe organizatave ndërhyrëse dhe nga ora 10:00 deri në orën 15:00 është planifikuar shpërndarja e thasëve të përgatitur me produkte për konsumatorët.
Qytetarët nuk do të mund të zgjedhin çfarë ka në çantë, pasi në të do të jenë vetëm produktet më të nevojshme, si ujë, bukë, konserva dhe ushqime të gatshme.
Qytetarët nuk do të mund të hyjnë në supermarkete, çantën do ta marrin nga jashtë dyqanit dhe do ta paguajnë vetëm me para në dorë.
Nga dita e tretë do të shpërndahen vetëm produkte “të thata”.
Qytetarëve rekomandohet që të rezervojnë ushqime për një periudhë dyjavore.
Autoritetet austriake kanë dhënë prej kohësh këshilla për qytetarët që të përgatiten për një “errësirë” të mundshme dhe të blejnë qirinj, llamba me bateri, të kenë një radio me bateri ose burime të tjera alternative të energjisë pa energji elektrike, për të rezervuar artikuj higjienikë.
Banka Kombëtare e Austrisë (OeNB) këshillon qytetarët që të kenë 100 euro para në shtëpi për çdo anëtar të familjes, pra shumën që i përgjigjet dyfishit të shumës së blerjeve javore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













