Lajme
Aterrim emergjent i aeroplanit në Cyrih: “Ndihej një erë e çuditshme në kabinë”
Të 141 pasagjerët dhe ekuipazhi mbetën të padëmtuar dhe po barten në lidhje tjera, alternative
Një aeroplani të kompanisë ajrore Swiss iu desh të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Cyrihut herët në mbrëmjen e së hënës (sot), transmeton albinfo.ch. Ekuipazhi i avionit të pasagjerëve kishte vënë re një aromë të pazakontë në kabinë, gjatë fluturimit për në Porto, Portugali.
Sipas Swiss, ulja emergjente shkoi pa probleme dhe askush nuk pësoi lëndime.
Ekuipazhi vendosi të kthehej për arsye sigurie, tha zëdhënësja e Swiss Meike Fuhlrott për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Kështu ajo ka konfirmuar një raport përkatës të portalit të lajmeve “20 minuten”.
Ulja emergjente ka shkuar pa probleme, ka thënë zëdhënësja. Të 141 pasagjerët dhe ekuipazhi mbetën të padëmtuar. Pasagjerët aktualisht janë duke u bartur në lidhje alternative.
Avioni – një Airbus A220-300 – u ngrit nga Aeroporti i Cyrihut në orën 17:13 dhe ishte rrugës për në Porto, përcjell albinfo.ch. Fillimisht ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi erën e pazakontë në kabinë.
E-Diaspora
-
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 Albanian Engineering of Switzerland (AES) ka prezantuar tre të nominuarit përfundimtarë për edicionin e dytë të... -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime















