Lajme
Asnjë viktimë, 35 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shënuar 35 raste pozitive me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213, nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 180 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











