Kosova
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Përurimi i ashensorit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih bashkoi aktivistë dhe mbështetës të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Konsullata e Republikës së Kosovës shënoi një moment të rëndësishëm me inaugurimin e një ashensori të ri për personat me aftësi të kufizuara. Ky projekt përfaqëson më shumë se thjesht një pajisje funksionale, është një dëshmi e përkushtimit për barazi dhe gjithëpërfshirje, duke i dhënë zë të drejtës së të atyre që shpesh mbeten në margjinat e shoqërisë. Ceremonia përplot emocion dhe mesazhe frymëzuese, bashkoi aktivistë dhe mbështetës që ndanë të njëjtin vizion për një të ardhme më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha, i cili për ta pasqyruar akoma më shumë këtë realitet u ul në një karrocë për personat me invaliditet, i cili këtë moment e përshkroi si një nga më emocionuesit në karrierën e tij. Në praninë e deputetit të Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, z. Islam Alija, dhe aktivistes për të drejtat e njeriut dhe gjithpërfshirjes, znj. Valdete Hoti, ai theksoi rëndësinë e projektit si një përmbushje të një të drejte themelore njerëzore. “Synimi ynë është të krijojmë kushte të barabarta dhe dinjitoze për çdo qytetar, pa asnjë përjashtim,” deklaroi z. Berisha.
Shefi i Konsullatës, z. Vigan Berisha, e cilësoi këtë hap si përmbushje të një ëndrre dhe të një të drejte njerëzore, duke theksuar përkushtimin e tij për të garantuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Ai falënderoi z. Ekrem Hasani, CEO i Spitex Melina’s Medical Care, për mbështetjen e tij të madhe në këtë projekt, si dhe deputetin zviceran z. Islam Alija dhe aktivisten e të drejtave të njeriut znj. Valdete Hoti, për kontributin e tyre të çmuar.
“Kjo arritje është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për të drejtat e njeriut. Ashensori nuk është thjesht një objekt, por një simbol që tregon se askush nuk do të mbetet mënjanë,” deklaroi z. Berisha.
Me këtë projekt, Konsullata ka dhënë një shembull të prekshëm për të kthyer idealet në realitet, duke shënuar një hap të vogël fizik, por domethënës për barazinë sociale dhe dinjitetin njerëzor.
Projekti u bë i mundur me mbështetjen e drejtpërdrejtë të z. Ekrem Hasani, CEO i Spitex Melina’s Medical Care, i cili ndau emocionet e tij për realizimin e këtij projekti në një ditë me domethënie të veçantë për të drejtat e njeriut. Në fjalën e tij, z. Hasani theksoi angazhimin e tij të palodhur për të mbështetur iniciativa që promovojnë barazinë dhe përfshirjen sociale.
Znj. Valdete Hoti, një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjes, përshëndeti projektin duke theksuar se qasja në hapësirat publike është një e drejtë universale që nuk duhet të mohohet askujt. “Ky është një hap drejt barazisë që të gjithë e meritojmë,” tha ajo.
Deputeti Alija, nga ana e tij, vlerësoi ashensorin si një simbol të rëndësishëm të qasjes dhe përfshirjes për personat me hendikap, duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë iniciativë.
Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe znj. Analiess Schneler e cila përshëndeti të pranishmit me disa fjalë në shqip, duke e kthyer këtë ceremoni në një moment të vërtetë ndërkombëtar të bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Inaugurimi i këtij ashensori nuk është vetëm një lehtësim fizik për personat me nevoja të veçanta, është një akt për vlerat themelore që mbështesin të drejtat e njeriut dhe barazinë sociale. Në një botë ku barrierat shpesh i izolojnë njerëzit, ky projekt është një shembull frymëzues i asaj që mund të arrihet kur angazhimi dhe solidariteti bashkohen. Dhe nga 10 dhjetori 2024 Konsullata e Republikës së Kosovës edhe literalisht i ka dyert hapura për të gjithë pa përjashtim.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?