Lajme
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani
Me projektin e saj të ri “De-Life”, artistja do të prezantojë Kosovën në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë.
Artistja kosovare Albe Hamiti do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 16-të të Manifesta 16, një nga bienalet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë, e cila hapet zyrtarisht në rajonin Ruhr të Gjermanisë, transmeto albinfo.ch.
Në këtë edicion marrin pjesë mbi 100 artistë dhe kolektive artistike nga 30 vende të botës, të cilët do të prezantojnë rreth 64 projekte të reja të realizuara posaçërisht për këtë ngjarje ndërkombëtare.
Hamiti do të prezantohet me projektin “De-Life”, një vepër e krijuar enkas për Manifesta 16, e mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrja e saj në këtë bienale konsiderohet një arritje e rëndësishme për artin kosovar dhe një mundësi për promovimin e krijimtarisë bashkëkohore të Kosovës para publikut ndërkombëtar.
Manifesta 16 pritet të mbledhë artistë, kuratorë dhe vizitorë nga e gjithë bota, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për dialogun artistik dhe kulturor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz









