Lajme

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

Është arritur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe grupi të armatosur libanez, Hezbollah, ka konfirmuar një zyrtar i lartë amerikan për mediat ndërkombëtare.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi sot pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe me përfshirje diplomatike të Iranit, teksa marrëveshja është arritur vetëm një ditë pas asaj mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, sulmet izraelite që nga mesnata kanë shkaktuar të paktën 47 të vdekur, ndërsa ushtria izraelite ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë nga sulmet e Hezbollahut.