Lajme
Arrestohen dhjetëra pronarë të ndërtesave të shembura në Turqi
Janë arrestuar 31 nga 42 të dyshuarit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrest për shkak të mangësive në ndërtesat që u shembën në Diyarbakir, një nga dhjetë provincat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Këta persona u arrestuan me akuzën për “defekte në ndërtimin e ndërtesave” që u shkatërruan plotësisht nga tërmeti që goditi Turqinë jugore të hënën.
Hetimi u nis nga Zyra e Kryeprokurorit në Diyarbakir për të përcaktuar defektet në ndërtesat e prishura. Për gjithsej 42 persona të dyshuar, 31 prej të cilëve janë arrestuar sot, është lëshuar urdhër-arresti dhe është konstatuar se dy persona nga të akuzuarit kanë vdekur, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Policia po punon për kapjen e të dyshuarve të mbetur në arrati. Të paktën 22,327 njerëz humbën jetën dhe 80,278 u lënduan në dy tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore të hënën, tha të shtunën ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me epiqendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë Hatay, Malatya, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











