Shqipëria
ARD: Riviera shqiptare, ja ku dua të shkoj!
Një emision i realizuar nga televizioni gjerman me shumë dashuri për Shqipërinë dhe jo vetëm për rivierën por edhe pjesën kontinentale të saj
Uji blu i bruztë, një fllad i ngrohtë dhe rrezet vezulluese të diellit në një gji deti – ajo që tingëllon si një aventurë e detërave të jugut është në të vërtetë “para derës së shtëpisë suaj”: jugu i Shqipërisë ofron një përvojë pushimesh verore që shumë veta nuk do ta imagjinonin kurrë se mund të gjendet në Evropë.
Një emision i realizuar nga televizioni gjerman ARD me shumë përkushtim dhe dashuri për Shqipërinë dhe jo vetëm rivierën por edhe pjesën kontinentale të saj, shkruan albinfo.ch. Videoja është përplot pamje të bukura të jugut shqiptar dhe shprehje në superlativ për thesarët që ka Shqipëria për tu ofruar turistëve.
Veç natyrës që “të lë pa frymë”, siç shprehet gazetarja në përshkrimin që u bën pamjeve nga kalon, është edhe mikpritja dhe dashamirësia e vendësve ajo që e bën dallimin pozitiv të Shqipërisë në krahasim me destinacionet tjera turistike.
Gazetarja e ARD-së Simin Sadeghi e nis aventurën e saj shqiptare në Ishujt e Ksamilit në skajin më jugor të vendit, nga ku duket Greqia në horizont. Lirinë e vërtetë ajo e përjeton në rrugën bregdetare SH8, ku ka gjithmonë detin në të djathtë dhe malet në të majtë. Ajo zbulon qytetin e Gjirokastrës me rrugët e bukura dhe kështjellën e saj historike dhe gjithashtu merr një pasqyrë të së kaluarës së errët të Shqipërisë.
Në Gjirokastër, përveç qendrës historike, pazarit të vjetër, ajo viziton kështjellën e vjetër prej nga mund të shihet qyteti karakteristik i gurtë, si në pëllëmbë të dorës. Po ashtu pjesë e rrëfimit mbi Gjirokastrën është edhe vizita në bunkerin e madh të ndërtuar nën kështjellë në kohën e diktaturës, i cili tashmë funksionon si muze që shpjegon paranojën e regjimit të atëhershëm.
Sërish në bregdet, një peshkatar midhjesh e merr atë në një varkë në liqenin e Butrintit dhe ajo njihet me pikat kryesore të kuzhinës së Shqipërisë në një kopsht fshatar.
Gazetarja zbulon tutje fshatin piktoresk të Qeparoit, me një vendas dhe shijon ujin e pastër në plazhin e Borshit.
E-Diaspora
-
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçari kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti... -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë
Jeta në Austri
-
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova Rita Ora “ndez” Vjenën dhe prek zemrat me mesazhin për Kosovën... -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve
















