E-Diaspora
Arbëri dhe Nicolasi e fillojnë si lojë, por janë bërë të famshëm në Aarau
Të dy pronarët e Agjencisë për kreativitet «Galadesign» nga Oberentfeldeni kanë projektuar veshje bashkëkohore: një fanellë të vizatuar përmes fotoshopit dhe ilustrimit të Gigers me të gjitha bukuritë e Aaraus
Arbër Marniku dhe Nicolas Giger janë pronarë të Agjencisë për kreativitet «Galadesign» nga Oberentfeldeni. Përmes fotoshopit dhe ilustrimit të Gigers me të gjitha bukuritë e Aaraus, ata janë duke korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe janë të stërngarkuar me kërkesa për blerje.
“Me siguri është vetëm ndonjë barsoletë”, Arbër Marniku (26) dhe Nicolas Giger (24) nuk po mund të besojnë se çfarë iu ka ndodhur kësaj jave.
Të dy pronarët e Agjencisë për kreativitet «Galadesign» nga Oberentfeldeni kanë projektuar veshje bashkëkohore: një fanellë të vizatuar përmes fotoshopit dhe ilustrimit të Gigers me të gjitha bukuritë e Aaraus.
Kulla e sipërme, kisha e qytetit, posta e vjetër, por edhe hapësira e stacionit të trenit me orën e madhe, si dhe monumente të tjerë.
Në fakt, ilustrimi duhet të ishte thjesht një poster. Nga një argëtim, të dy fotografët e fotografuan subjektin në fillim të javës në një fanellë të bardhë dhe e vendosën atë në mediat sociale.
Përnjëherë u shtuan kërkesat, të gjithë donin ta blejnë një fanellë të tillë me peizazh nga Aarau. Asnjëherë nuk e kishin besuar se nga një çast argëtimi, do të bëheshin aq të kërkuar në treg. Arbëri është zdrukthuar dhe hartues i arkitetkturës së brendshme, i cili ka punuar si dizajner në disa agjenci. Disa kohë më herët ai kishte menduar për një ide të tillë, por i mungonte një grafist, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Në një eveniment ai e takon Nicolas Giger dhe para një viti e themeluan Agjencinë për komunikim vizuel, Marniku është shefi ekzekutiv, ndërsa Giger – drejtor kreativ.
Për të ulur shpenzimet e mëdha, ata hapën zyrën e tyre në bodrumin e shtëpisë së prindërve të Marnikut në Oberentfelden. Disa kontrata të mëdha tashmë janë fituar nga “Galadesign”. Thënë thjesht, ata e dizenjojnë të gjithë pamjen vizuale të kompanive në sektorin e shitjes me pakicë apo në fushën e gastronomisë.
Marniku është në çdo rast përgjegjës për dizajnin e brendshëm deri në planifikimin e ekzekutimit, Giger për grafikën. Menaxhimi i ndërtimit është i kontraktuar, “por ne jemi personi i kontaktit për gjithçka”, thotë Marniku. Krahasuar me agjencitë e mëdha, ata nuk e shohin veten në disavantazh: “Ne mbështetemi në fleksibilitetin dhe mbështetjen personale,” thotë Giger.
Me fanellat e Aaraut ata nuk duan të bëjnë ndonjë afarizëm të madh, një pjesë kushton 29 franga. Mund të porositen përmes e-mailit ([email protected]). Së shpejti do të ketë edhe një fanellë me qytetin e Badenit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











