Lajme
Arabia Saudite dhe Katari nuk i binden Emirateve për sulm ndaj Iranit
Arabia Saudite dhe Katari nuk i janë bindur Emirateve të Bashkuara Arabe që të marrin pjesë në një veprim të përbashkët ushtarak kundër Iranit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Abu Dhabi ka kërkuar koordinim më të ngushtë me vendet e Gjirit për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve për ndikimin iranian në rajon, por Arabia Saudite dhe Katari kanë refuzuar të mbështesin idenë e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.
Të dyja vendet kanë shprehur frikën se një konflikt i hapur ushtarak mund të destabilizojë të gjithë rajonin, të rrezikojë sigurinë energjetike dhe të shkaktojë pasoja të mëdha ekonomike e politike për vendet e Gjirit, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve diplomatike, Riadi dhe Doha preferojnë zgjidhje diplomatike dhe ulje të tensioneve përmes negociatave ndërkombëtare, në vend të përshkallëzimit ushtarak, teksa Arabia Saudite, e cila viteve të fundit ka punuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Teheranin përmes ndërmjetësimit kinez, nuk dëshiron të rrezikojë një konflikt të ri rajonal.
Nga ana tjetër, Katari ka mbajtur një qasje më të balancuar ndaj Iranit dhe ka luajtur shpesh rol ndërmjetësues në krizat rajonale dhe Doha vlerëson se një përplasje ushtarake do të ndikonte rëndë në stabilitetin e Gjirit Persik dhe në tregjet globale të energjisë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














