Lajme
Aplikacioni SwissCovid, mund të shkarkohet edhe në gjuhën shqipe
Në mënyrë që efektiviteti i aplikacionit të zhvillohet plotësisht, është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të përdorin në mënyrë aktive aplikacionin SwissCovid"
Aplikacioni SwissCovid është duke synuar 1 milion përdorues aktivë. Apo e ka arritur tashmë këtë shifër? Ajo që e dimë është se të dielën kanë qenë 860,000 përdorues aktivë.
Kështu duket zhvillimi i tij në këto 4 ditë nga lancimi, më 25 qershor:
• Dita 4: 860,000
• Dita 3: 810,000
• Dita 2: 750,000
• Dita 1: 570,000 (25 qershor)
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), numri i aplikacioneve aktive mund të vlerësohet në mënyrë retrospektive nga një ditë më parë, shkruan albinfo.ch. Kjo për shkak se telefonat inteligjentë me një aplikacion të instaluar kërkojnë konfigurimin aktual teknik rreth katër herë në ditë (me kusht që të ketë lidhje në internet), transmeton albinfo.ch.
Gregor Lüthy, drejtues i komunikimit në BAG, thotë: “Ne jemi shumë të kënaqur me fillimin e aplikacionit. Kjo tregon për një demonstrim të madh të besimit nga popullata në qasjen e decentralizuar të sistemit. Në mënyrë që efektiviteti i aplikacionit të zhvillohet plotësisht, është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të përdorin në mënyrë aktive aplikacionin SwissCovid”.
Për krahasim: Aplikacioni gjerman i paralajmërimit “Corona” tashmë është shkarkuar 14 milion herë, përcjell albinfo.ch. Kjo ka ndodhur gjatë një periudhe prej saktësisht prej dy javësh (në periudhën nga 16 deri në 29 qershor).
Aplikacioni SwissCovid është në dispozicion në 11 gjuhë, mbi të gjitha katër gjuhët zyrtare të Zvicrës: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe në gjuhën retromane. Veç këtyre, janë marrë parasysh edhe gjuhët kryesore të migracionit, si: gjuha shqipe, ajo serbe / kroate / boshnjake, portugalishtja dhe spanjishtja. Dhe natyrisht, gjuha botërore, anglishtja.
Shkarkoni falas aplikacionin SwissCovid në App Store ose në Google Play Store më poshtë.
iOS: https://apps.apple.com/ch/app/id15092…
Android: https://play.google.com/store/apps/de…
Video sqaruese për gjurmimin e kontakteve
Kështu me gjurmimin e kontakteve ne mbrohemi kundër përhapjes së koronavirusit të ri:
Testimi
Në rastin e simptomave testohuni menjëherë dhe qëndroni në shtëpi.
Gjurmimi
Për gjurmimin nëse jepen gjithmonë të dhëna të mundshme të kontaktit.
Izolimi/Karantina
Në rastin e testit pozitiv: Izolimi. Në rastin e kontaktit me personin e testuar pozitiv: Karantina.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













