Lajme
Apel dramatik i spitalit në Schwyz: “Nuk mund ta përballojmë gjatë këtë situatë”
"Situata në spital po përkeqësohet" thotë shefi i mjekut për mjekësinë e brendshme Reto Nüesch në videon e shoqëruar me muzikë dramatike. "Ne kemi gjithnjë e më shumë pacientë që janë vërtet keq"
Spitali Kantonal në Schwyz ka ngritur alarmin dhe, përmes një mesazhi me video i ka kërkuar popullatës që të mbajë maska dhe të përmbahet nga festimet.
Gjatë fundjavës, kantoni i Schwyz-it është bërë një pikë e nxehtë e koronavirusit, shkruan srf.ch. Numri i rasteve është ngritur në qiell dhe, në raport me popullsinë, është ndër më të lartët në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndërsa qeveria është ende hezituese për të vendosur masa të mëtejshme, Spitali i kantonit ngre alarmin.
Në faqen e tij të internetit, spitali i drejtohet popullatës direkt përmes një mesazhi video. “Situata në spital po përkeqësohet” thotë shefi i mjekut për mjekësinë e brendshme Reto Nüesch në videon e shoqëruar me muzikë dramatike. “Ne kemi gjithnjë e më shumë pacientë që janë vërtet keq”.
Më tej mjeku thotë se shtretërit e spitalit po mbushen me të madhe me pacientë në gjendje të rëndë., transmeton albinfo.ch. Shumë prej tyre duhet trajtuar me oksigjen dhe kjo gjendje shumë shpejt mund të bëhet e papërballueshme për këtë spital
Edhe drejtoresha e spitalit, Franziska Föllmi paralajmëron: “Ne nuk mund ta menaxhojmë krizën në spital në fund nëse numri i rasteve vazhdon të rritet”. Prandaj apeli i tyre për popullatën është: “Vini maskat, përmbahuni nga festimet, party-t, thjesht shkëmbeni informacion në mënyrë të sigurt!”
Me këtë apel, Spitali Schwyz shkon më larg se qeveria kantonale. Kjo e fundit ka njoftuar ashpërsimin e masave të hënën dhe synon të vendosë një detyrim të përgjithshëm maske për të gjitha aktivitetet publike dhe private me mbi 50 persona.
Në fakt, një arsye në veçanti ishte shkaktare për rritjen e madhe të numrit të rasteve të koronës në kantonin Schwyz, përcjell albinfo.ch. Në fund të shtatorit, rreth 600 njerëz morën pjesë në dy shfaqje të mjuziklit në stilin karakteristik zviceran “Jodel” “Përgjithmonë dhe përjetësisht”.
Aktiviteti kishte një koncept mbrojtjeje i cili ishte respektuar, thotë drejtori menaxhues i lokalit ku është mbajtur, “Mythen Forum Schwyz”. Por rreziku vinte nga skena. “Ne vetëm më vonë zbuluam se anëtarët e ansamblit jodel ishin infektuar. Dhe supozojmë se dinamika e infeksioneve u zhvillua prej tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











