Lajme
Anulohet edhe festivali “Beerfest Kosova”
Është anuluar edhe festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova” me arsyen se nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.
Sipas organizatorëve, në një takim me zyrtarët e komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u mbajt më 13 qershor, policia ka thënë se në lokacionin prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.
“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion.Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme. Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë”, thuhet në njoftim.
Tutje organizatorët e “Beerfest Kosova” thonë se janë në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe caktimin e datave të reja.
Përndryshe, Festivali i mirënjohur “Sunny Hill”, i cili në disa edicione është mbajtur në Prishtinë, tash e tutje do të mbahet në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi Dukagjin Lipa, i cili i ka njoftuar krerët e shtetit rreth Festivalit “Sunny Hill”, më konkretisht për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










