Shqipëria
Anulohen disa fluturime nga Rinasi
Fluturimi i avionit Alitalia, që ishte parashikuar për orën 5.30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës, është anuluar
Një grevë katërorëshe në aeroportet italiane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (25 nëntor) ka bërë që të anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë.
Avioni i Alitalia, që ishte parashikuar të fluturonte në orën 5.30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës, është anuluar. Po ashtu edhe drejtimi tjetër nga Roma në Tiranë. Pritet që të ketë anulime të tjera gjatë ditës edhe drejt Milanos, që prekin dhe Air Albania.
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.
Si pasojë e grevës së datës 25 nëntor, fluturimet nga/për TIA, që preken janë si më poshtë:
“Alitalia” AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA
“Air Albania”
ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA
ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA
Nga ana e tyre, aeroportet e Romës, Fumicino dhe Ciampino kanë njoftuar se si rrjedhojë e një greve 4-orëshe të njoftuar për datën 25 nëntor, nga ora 13.00 deri në orën 17.00, fluturimet mund të shënojnë vonesa ose anulime.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Alitalia ka njoftuar se do të anulojë 137 fluturime për grevën e transportit ajror që është njoftuar nga disa sindikata, si rrjedhojë e grevës së kontrollorëve të ajrit. Kompania parashikon që 60% e pasagjerëve të arrijnë të fluturojnë po brenda datës 25 nëntor, raporton Monitor.
Nga 24 orë që ishte njoftuar në fillim, greva është reduktuar në 4 orë, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve, pasi rrezikohej lëvizja e lirë e pasagjerëve, që është një e drejtë kushtetuese.
Italia është përballur dhe me greva në autostrada në datat 24 dhe 25 nëntor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











