Lajme
Anulohen disa fluturime në aeroportet britanike për shkak të borës
Disa aeroporte britanike njoftuan sot për vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve dhe pritet që stuhia që ka përfshirë pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe të prekë edhe rajonet jugore.
Fluturimet nga disa aeroporte kanë pasur vonesa, duke përfshirë Aeroportin e Bristolit, i cili u mbyll përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
“Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të fluturimit përpara se të udhëtojnë në aeroport dhe të kenë kujdes shtesë”, thuhet në njoftimin e aeroportit, duke shtuar se është duke vazhduar heqja e borës.
Disa fluturime në ardhje u devijuan në aeroportin e Birminghamit pas mbylljes së Aeroportit të Bristolit.
Aeroporti Gatwick tha se kishte vonesa të vogla mëngjesin e sotëm, por se aeroporti po funksiononte.
Zyra Meteorologjike e Britanisë tha se bora dhe shiu mund të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe ndoshta edhe më tej, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe anulime të autobusëve, trenave dhe linjave ajrore të enjten dhe të premten.
Hekurudha Kombëtare ka paralajmëruar publikun se bora dhe akulli pritet të ndikojnë në udhëtimet me tren në shumë pjesë të Britanisë deri të premten./CNN
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












