Muzikë
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u zhvillua në Londër, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke prezantuar para publikut ndërkombëtar pasurinë dhe autenticitetin e trashëgimisë kulturore shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Në skenën e Shaw Theatre, koncerti me titull “Shqipëria në sytë e Bajronit – Zëri i Trashëgimisë” u prit me entuziazëm të madh dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar se arti shqiptar ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të krijojë ura të forta komunikimi mes kulturave.
Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe melodive që ruajnë kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar solli para publikut një Shqipëri autentike, krenare dhe të gjallë, duke e shndërruar këtë koncert në një festë të identitetit kombëtar.
Kjo performancë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në misionin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për promovimin e kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar rolin e artit si ambasadori më i mirë i Shqipërisë.
Me këtë koncert, Londra mirëpriti zërin e trashëgimisë shqiptare, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me dinjitet, krenari dhe art në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













