Kosova
ANP “Adem Jashari”: Vazhdon rritja e numrit të udhëtarëve
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po vazhdon të rritet numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes tij.
Viti 2023 arriti në përfundimin e tij me 3,424,883 udhëtarë ose 14,37% më shumë se viti 2022, teksa numri i fluturimeve ishte 23,278, ose 7,50% më shumë se viti 2022.
Rritja e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2024, transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në muajin janar ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve prej 21,84%, dhe 23,25% të numrit të fluturimeve, teksa sa i përket muajit shkurt, është shënuar rritje prej 37,62% në numrin e udhëtarëve dhe 32,96% në numrin e fluturimeve.
Rritje me 29,44% në udhëtarë dhe 22,99% në fluturime është shënuar gjatë muajit mars.
Tremujori i parë i vitit 2023 pati 649,858 udhëtarë, ndërsa në vitin 2024 qarkulluan 839,546 udhëtarë, ose 29,19% më shumë.
4256 fluturime janë shënuar në tremujorin e parë të vitit 2023, ndërsa tremujori i vitit 2024 kishte 5376 fluturime ose 26,32% më shumë.
Kryeshefi Ekzekutiv dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Hakan Ozturk, është shprehur i entuziazmuar me suksesin e viteve të fundit.
“Jemi të entuziazmuar të dëshmojmë suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur viteve të fundit. Falënderojmë udhëtarët tanë, partnerët, stafin e përkushtuar dhe të gjithë komunitetin për mbështetjen e tyre të paçmuar. Për më tepër, ne ia atribuojmë këtë sukses angazhimit të palëkundur për të ofruar shërbimet më të mira të mundshme dhe për të garantuar nivelet më të larta të sigurisë për klientët tanë të çmuar. Kënaqësia dhe siguria e udhëtarëve tanë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka thënë ai.
Në anën tjeter, rritja e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve ka rezultuar në kontribut të madh për Republikën e Kosovës, pasi shuma totale e investimit është 120 milionë euro, ndërsa kontributi për Republikën e Kosovës deri në muajin mars të këtij viti është mbi 221.32 milionë euro.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banorë të regjistruar në...
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun