Lajme
Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit
Melburni do të jetë mikpritës i një nate të paharrueshme muzikore me tingujt e pasur të operës shqiptare në koncertin “Albanian Soul,” të sopranos së talentuar Anna Tafani. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 25 janar, në Plenty Ranges Arts & Convention Centre, South Morang.
E organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Australiane, ky koncert unik premton të ndërthurë kulturën dhe artin shqiptar me shkëlqimin e muzikës operistike, duke krijuar një përvojë emocionuese për të pranishmit.
Anna Tafani është një soprano lirike shqiptare e diplomuar në “Konservatorin Queensland” në Universitetin Griffith.
Në skenë ajo është prezantuar me shumë shfaqje prestigjioze përfshirë “Simfoninë e 8-të Mahler” në Qendrën e Arteve Performuese të Queensland dhe Simfonia e 9-të të Beethoven në Konservator drejtuar nga Johannes Fritzsch. Ajo ka marrë pjesë në produksionin e Mozartit “La Finta Giardiniera” drejtuar nga regjisori fitues i shumë ccmimeve Immara Savage.
Anna Tafani është përshkruar nga stafi i Konservatorit si një këngëtare premtuese me një zë karakteristik. Një nga rolet e saj të ëndërruara është ai i Vilotës bë opera “La Traviata” të e Verdit dhe është shumë entuziaste për interpretimin.
Anna ka lindur në qytetin e Belshit ku dhe ka mbaruar shkollimin deri në gjimnaz. E pyetur se si dhe kur lindur dashuria ndaj muzikës, ajo u përgjigj:
“Nga kujtimet e mia, besoj që dashuria ime për muzikën ka ardhur shumë natyrshëm dhe gradualisht. Fillimisht, si fëmijë, merrja pjesë nëpër festivalet që organizoheshin në shkollë dhe në lagje, por duke qenë se nuk vij nga një familje me formim artistik, nuk e mendoja që muzika do të ishte profesioni im në të ardhmen. Asokohe, isha me shumë e lidhur me muzikën e lehtë dhe idhujt e mi ishin këngëtarët e tipit Whitney Houston apo Celine Dion, por nuk kisha dëgjuar asnjëherë opera. Në vitin e parë të gjimnazit fillova të marr mësime private kantoje (me idenë që do këndoja muzikë të lehtë) dhe pianoje në Elbasan, në të njëjtën kohe ndiqja edhe gjimnazin e përgjithshëm në Belsh. Në fillim kisha shumë hezitim për interpretimin e muzikës klasike, por dalëngadalë u kthye në pasionin tim më të madh të cilin vazhdoj ta përvetësoj deri në ditët e sotme.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












