Lajme
Angli: Inflacioni arrin nivelin më të lartë të 40 vjetëve
Inflacioni në Britaninë e Madhe muajin e kaluar u rikthye në nivelin më të lartë të 40 vjetëve, pasi çmimet e ushqimeve u rritën, përcjell albinfo.ch.
Sot, zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksoi se ”inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10,1% në shtator, nga 9,9% në gusht”.
Kjo shifër ishte mbi pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një shifër prej 10%.
Shifra korrespondon me inflacionin më të lartë 40-vjeçar të goditur në korrik dhe mbetet shumë mbi objektivin e qeverisë prej 2%.
Rritja u nxit nga çmimet e ushqimeve, të cilat u rritën me 14,5 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, që përfaqëson rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1980, sipas modelimit të të dhënave.
Ndërkohë, kostot e banesave dhe shërbimeve publike janë rritur me 20,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Drejtori i Statistikave Ekonomike të ONS-së, Darren Morgan, theksoi pas rënies së vogël të muajit të kaluar, inflacioni total është kthyer në nivelin më të lartë të parë në fillim të verës.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












