Shëndetësi
Analiza që tregon me saktësi prej 83 % se kur do të vdisni
Shkencëtarët morën të dhëna nga 44.168 persona, nga mosha 18 deri në 109 vjeç
Një analizë gjaku mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme, dhe shifra e frikshme e saktësisë është 83%.
Një ekip shkencëtarësh në Holandë zbuluan se duke u bërë matje 14 substancave metabolike në gjak, ata mund të parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.
Shkencëtarët morën të dhëna nga 44.168 persona, nga mosha 18 deri në 109 vjeç, transmeton TCH.
Ata klasifikuan vdekjet e tyre dhe matjet e 226 substancave të ndryshme në gjak, për 17 vite, përcjell albinfo.ch.
Nga këta 44.168 persona, 5512 vdiqën brenda këtyre 17 viteve. Dhe nga 226 substancat në gjak, 14 prej tyre ishin në parametra të ngjashme për 83% të rasteve, ndaj mund të parashikojnë nëse personi do të vdesë në 5 deri 10 vitet e ardhshme me saktësi prej 83%.
Një pjesë e mirë e këtyre substancave nuk janë aspak për t’u habitur, pasi janë tregues të sëmundjeve të zemrës, kancerit e diabetit. Të tjera janë po ashtu treguesit e kolesterolit të keq, acidet, albumina e të dhëna të tjera që lidhen me sëmundjet e mëlçisë. Por disa substanca janë risi, si acetoacetatet, të cilat s’ishin lidhur deri më sot me sëmundjet vdekjeprurëse.
Të dhënat janë shumë të rëndësishme për të manovruar kujdesin që duhet të ketë një pacient, e për të vendosur nëse ia vlen apo jo të bëhet një operim i rëndë.
Gjithsesi, të dhënat janë marrë vetëm nga banorë të Evropës, dhe nuk është e thënë që mund të vlejnë edhe për racat e tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














