Lajme
Ambasadorja e re e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca dorëzoi letrat kredenciale
Letrat kredenciale ambasdaoreja e re e Kosovës ia ka dorëzuar presidentit të Federatës së Zvicrës, Johann N.Schneider dhe vicekancelarit Andre Simonazzi, njofton albinfo.ch.
Sot, në një ceremoni zyrtare në Pallatin Federal të Bernës, kanë dorëzuar letrat kredenciale një numër i ambasadorëve të rinj të disa vendeve në Zvicër. Në mesin e tyre ka qenë edhe ambasadorja e re e Kosovës në Bernë, e emëruar kohë më parë, Nazane Breca. Këta diplomatë kanë marrë titullin ambasadorë të jashtëzakonshëm e fuqiplotë, bëhet e ditur në një komunikatë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.
Letrat kredenciale ata ua kanë dorëzuar presidentit të Federatës së Zvicrës, Johann N.Schneider dhe vicekancelarit, Andre Simonazzi, njofton albinfo.ch.
Zvicra dhe Kosova, përtej raporteve ndërshtetërore, tashmë kanë raporte familjare të cilat u krijuan përmes numrit të madh të mërgimtarëve tanë që në këtë vend të bukur gjetën një strehë të dytë, theksoi ambasadorja Breca dhe shtoi se, prioritet i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës por edhe punës së saj si ambasadore do të jetë thellimi i raporteve me vendin pritës dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Ambasadorja më tej theksoi synimin e pandërprerë të Kosovës që si shtet i lirë dhe demokratik të vazhdojë thellimin e marrëdhënieve me shtetin zviceran, mbështetur në miqësinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për popullin zviceran. Vendi ynë ka ende shumë nevojë për mbështetjen e shtetit zviceran për të tejkaluar me sukses sfidat e mëdha të cilat janë të paevitueshme në rrugën tonë të shtetndërtimit.
Presidenti i Zvicrës, Johann Schneider-Ammann, i ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër në përgjithësi dhe shprehu bindjen e tij se marrëdhëniet, tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve, do të thellohen edhe me tej. Ai shtoi se Zvicra do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për integrimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet euroatlantike.
“Një Kosovë stabile do të thotë një Evropë stabile\”, theksoi presidenti i Zvicrës, duke shtuar se përparimi i çdo shoqërie fillon dhe vazhdon duke i kushtuar rëndësi të veçantë edukimit të mirëfilltë të gjeneratave të reja. Ai vuri në pah edhe diasporën tonë për të cilën theksoi se luan një rol shumë të rëndësishëm në raportet mes dy shteteve.
Në këtë ceremoni ambasadorja Breca u shoqërua nga ministrat-këshilltarë, Fatmire Musliu dhe Mustafë Xhemajli.
Ambasadorja Breca është ambasadorja e dytë e Republikës së Kosovës në Zvicër.
Ndryshe, Nazane Breca është e lindur më 28.03.1958 në Prishtinë dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së gjatë viteve 2011-2014. Ajo është specialiste e mjekësisë familjare. Në këtë post e zëvendëson ish-ambasadorin Naim Malaj, i cili vitin e kaluar dha dorëheqje nga ky post.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














