Kosova
Ambasadori Hovenier i kërkon Qeverisë të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën në një takim me disa nga mediat online në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria që të mos vazhdojë me gjobat ndaj qytetarëve në veri të Mitrovicës për targat.
“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri dhe ta zgjasë për dhjetë muaj afatin e ri regjistrimin e makinave”.
Hovenier po ashtu kërkoi nga Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.
“Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.
“Te dyja palët të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe të implementojnë marrëveshjet e Brukselit. Nuk është gjë e mirë që serbët janë larguar nga institucionet, kjo nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës. Asociacioni prej vitit 2013 ka qenë në tavolinë”, u shpreh ai.
I pyetur lidhur me raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas zhvillimeve të fundit, Hovenier theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht kush është në pushtet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












