Kosova
Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira
Në një deklaratë për media, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira politike, sepse nuk ka më kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura, përcjell albinfo.ch.
Për të, Qeveria gjermane e ka vendosur në prioritet dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa po punon që Kosova të marrë së shpejti liberalizimin e vizave.
Ambasadori gjerman ka theksuar se vizita e dy këshilltarëve, atij të Gjermanisë dhe Francës për çështjen e dialogut, kishte për qëllim që t’ua bëjë të qartë të gjitha palëve se duhet të merren vendime të vështira politike.
“Shpresojmë se fundi i dialogut do të sjellë me vete edhe fundin e të gjitha problemeve ekzistuese aktuale. Gjatë vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Kosovë, ai theksoi ato që Qeveria gjermane i ka nënvizuar gjithnjë; se të dy vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është e paimagjinueshme që Bashkimi Evropian të pranojë dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin. Pra, është plotësisht e qartë se njohja reciproke, duhet të jetë rezultati përfundimtar i procesit të dialogut dhe kjo është e qartë për ne. Tani si do të vijë deri te ky përfundim? Unë mund të them se ka shumë rrugë që na shpien në krye”, tha Rohde.
Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ambasadori gjerman thekson se me marrëveshjen e Brukselit, Kosova ka marrë për obligim edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe se pret që kjo marrëveshje të zbatohet në praktikë.
“Ne presim që edhe kjo marrëveshje të zbatohet në praktikë, natyrisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht që Asociacionit të mos fokusohet si një ‘republikë serbe’”, ka deklaruar ambasadori Rohde.
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, Rohde ka deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë shpejt.
“Nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të flasim më për këtë temë”, u shpreh ambasadori gjerman.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











