Kosova

Ambasadori gjerman e quan “lajm të mirë” arritjen e marrëveshjes për targat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur “lajm të mirë” arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për target, përcjell albinfo.ch.

Rohde thotë se kjo është shenjë e mirë për bisedimet në çështjet e pazgjidhura.

“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Rohde në Twitter.