Kosova
Ambasadori francez për liberalizimin: Rrezik nëse nuk dëgjohet mesazhi i presidentit Macron
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka folur për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një intervistë për KOHËN, i pyetur nëse kosovarët mund të lëvizin lirshëm për në Francë nga data 1 janar, ambasadori Guerot ka thënë se presidenti i Francës i ka bërë të qarta pritshmëritë e tij, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti francez theksoi nevojën që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb, Vuçiq: të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi. Shpresojmë që të ndriçohet e tëra rreth sulmit të 24 shtatorit dhe autorët e tij të dalin para drejtësisë. Ai kërkoi nga të dyja palët që të angazhohen për riorganizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin e tyre në institucionet kosovare. Ai ka apeluar në frymën e përgjegjësisë së presidentit serb Vuçiq dhe ka shprehur të njëjtat pritshmëri nga presidenti dhe nga kryeministri i Kosovës. Pikërisht në këtë kontekst ai ngriti edhe çështjen e liberalizimit të vizave, i cili ishte një gjest besimi, por që në këtë fazë nuk ishte reciprok. Prandaj ai priste që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të angazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, ka thënë ai.
Ndërkaq në pyetjen se a mund t’i sigurojë kosovarët që pas 1 janarit mund ta vizitojnë Francën dhe vendet e tjera të zonës Schengen, pa pasur nevojë për vizë, ai u shpreh se në këtë fazë përgatitjet teknike për liberalizimin e vizave më 1 janar po vazhdojnë, por do të ishte me rrezik të mos dëgjohet mesazhi politik i presidentit Macron.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor










