Shqiperia
Ambasadori austriak kërkon zgjidhje të krizës para sezonit turistik në Shqipëri
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, gjatë një vizite që ka pasur në qytetin e Vlorës ka deklaruar se partitë politike duhet të gjejnë kompromis përpara sezonit turistik.
Duke iu përgjigjur interesimit të medies në lidhje me krizën politike, Sattler e vuri theksin te ndikimi që mund të ketë ajo në potencialin turistik të vendit, transmeton albinfo.ch.
“Ekziston e drejta e çdo qytetari për të protestuar. Ka ardhur koha ku përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Uroj që protestat të mos ndikojnë në potencialin turistik që ka Shqipëria. Uroj që drejtuesit politikë të gjejnë gatishmërinë dhe vullnetin e duhur dhe të gjejnë një kompromis para sezonit turistik. Duhen mbyllur gropat e krijuara dhe jo të hapen të tjera, ky është momenti i duhur”, u shpreh Sattler.
Më herët u raportua se po për shkak të krizës shumë rezervime të bëra nga turistët janë anuluar.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave















