Lajme
Ambasadori amerikan dënon sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë në veri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Hovenier ka thënë se sulmet janë të papranueshme dhe se gjithë përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të japin përgjegjësi.
“SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ndërkohë, Misioni i EULEX-it në Kosovë ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm me shok-bombë ndaj një patrulle të tyre në veri.
“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Po ashtu edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se është sulmuar me armë zjarri të shtunën mbrëma në veri të vendit.
The U.S. joins #EULEX in strongly condemning the attack on a @EULEXKosovo patrol last night. Violent attacks on Kosovo Police and international security personnel are unacceptable and those responsible must be held accountable through the Kosovan justice system. https://t.co/WZvtW5CE56
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2022
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












