Lajme

Ambasada Shqiptare në Athinë, dhuron 2,500 tekste shkollore në gjuhën shqipe

Ambasada Shqiptare në Athinë ka dhuruar më shumë se 2 500 tekste të ndryshme shkollore për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.  

Tekstet e përgatitura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfshijnë abetare, librin e gjuhës shqipe dhe fletoret e punës, përcjell albinfo.ch. 

Këto libra në gjuhën shqipe  do të përdoren për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.