Lajme
Ambasada e Zvicrës mbështet Festivalin Ndërkombëtar të Operas në Prishtinë
Zvicra është e lumtur të mbështesë Festivalin Ndërkombëtar të Operas Ramë Lahaj, i cili po zhvillohet në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar dhe në Sheshin Skënderbej deri më 7 gusht 2021, shkruan albinfo.ch.
Tenori kosovar i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, do të sjellë muzikantë të njohur në Prishtinë. Së bashku ata do të synojnë zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj kosovarë si në skenën vendase, ashtu edhe ndërkombëtare.
Festivali Ndërkombëtar “Rame Lahaj International Opera Festival “, lindi si nevojë për të krijuar një urë lidhëse mes skenës kosovare dhe asaj ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh që Kosova dhe rajoni ka talentë të mrekullueshëm, ishte domosdoshëmri një iniciativë e tillë e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes Komunes së Prishtinë, Ministrisë së Kultures dhe Filharmonise së Kosoves. Në vitin 2019, të gjithë të përmendurit themeluan koncertin “Rame Lahaj & Friends “ me idenë për t’u zhvilluar më tutje në një Festival dhe Fondacion në fokus të artistëve të rinj, të artit dhe të kulturës në përgjithësi por mbi të gjitha për të promovuar Kosovën dhe artistët e saj në arenën ndërkombëtare.
Rrugëtimi i z.Lahaj është krejt i pazakontë. Pas studimeve, ai nis krejt rastësisht eksperimentimin mbi muzikën në moshën 21-vjeçare, për t’u bërë më pas një nga tenorët më të spikatur për timbrikën e tij vokale dhe një nga këngëtarët më prominent në gjeneratën e tij.
Ramë Lahaj është artisti i parë në Kosovën para dhe pas luftës, i cili ka performuar në skenat më të rëndësishme të arenës ndërkomëtare në botën e Operës, përkrah emrave të mëdhenj si legjendari i Operes Placido Domingo, i cili e ka vlerësuar me Çmimin e Festivalit më prestigjoz e më të rëndësishëm operistik “Operalia“ më 2016.
Në dekadën e parë të karrierës së tij ndërkombëtare, z. Lahaj ka interpretuar në teatrot më prestigjioze si: Royal Opera House Covent Garden, Semperoper Dresden, Paris National Opera, Gran Teatre del Liceu, Los Angeles Opera, Teatro Real-Madrid, Deutsche Oper Berlin, Balshoi Theater Moscoë, Opera Australia, Royal Albert Hall, Opera Tel Aviv, Haus Fur Mozart – Salzburg, Arena di Verona, La Monnaie de Munt, Staatsoper Berlin, Staatsoper Hamburg, Polish National Opera, Hungarian State Opera, Oslo Opera House, Finnish National Opera, Teatro Massimo di Palermo, e të tjera.
Z. Lahaj është dekoruar me Medaljen e Presidentit të Republikës së Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, me motivin “Afrimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes artit operistik“. Ai është dekoruar edhe nga Kryeministri i Kosovës, me titullin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ dhe njëherësh ështe shpallur “Ambasador Global i Kulturës së Kosovës në Botë“.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?