Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Austri uron Festën e 28 Nëntorit me pikturën e Endrit Memës
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka zgjedhur që nëpërmjet pikturës së piktorit shqiptar që jeton në Vjenë të urojë Festën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, shkruan Albinfo Austria.
“Me rastin e Festës sё Pavarësisë, Ditës sё Flamurit, Ambasada e Shqipërisë ka kёnaqёsinё tё përshëndes virtualisht me ekspozitën e piktorit Endrit Mema, i cili na sjell nëpërmjet pikturës flamurin shqiptar nё kohë dhe simbolin tonё kombёtar, shqiponjёn dykrenare.
Falënderime tё veçanta z. Mema pёr ekspozitën dhe z. Franc Jakova pёr filmimin!
Ambasadori Roland Bimo dhe stafi i Ambasadës u uron gёzuar 28 Nёntorin!”, uron ambasada e Shqipërisë në Austri.

Endrit Mema: Ngjyrat e pikturës pasqyrojnë shumëllojllojshmërinë e shqiptarëve në mërgim
Endrit Mema ka lindur me 1983 në Tiranë dhe ka kryer studimet në Liceun Artistik në Tiranë, dega pikturë grafike në vitet 1998-2002. Më pas ka kryer studimet për drejtësi në disa shtete të ndryshme të BE-së. Ai jeton dhe vepron prej vitesh si jurist dhe artistik, në Vjenë, Austri.
Për simbolikën dhe ngjyrat që ka përdorur në këtë pikturë ai ka thënë:
“Mendimi për të punuar flamurin kombëtar shqiptar më erdhi në fillim të vitit 2020. Shpresoja të gjeja një mundësi për të ekspozuar gjatë “Javëve të Kulturë Shqiptare” në Vjenë. Sapo mbarova pikturën e parë papritur shpërtheu Covid – 19 dhe duke qëndruar në shtëpi, vazhdova të pikturoj flamuj të tjerë. Flamuri shqiptar është tepër i veçantë pasi është një ndër flamujt më të vjetër në botë akoma në përdorim zyrtar. Ai është përdorur për herë të parë në vitin 1443 nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Gjithashtu ai është edhe ndër flamujt e paktë që përmban një shqiponjë.
Në punët e mia unë kam punuar flamurin në formate të pashfaqura më parë. Jam frymëzuar nga shqiponjat dhe simbolet e përdorura në kohë të ndryshme sipas përfytyrimeve popullore nga qeveritë pushtuese apo ato me pritje të theksuara politike. Kam luajtur sidomos me ngjyrat, të cilat ndoshta pasqyrojnë në mënyrë të pavetëdijshme gjallërinë e kombit shqiptar, shumëllojllojshmërinë e jetës së shqiptarëve në mërgim por edhe ditët e turbulluara që shoqëria njerëzore po kalon në vitet e fundit kudo në botë”, përcjell Albinfo Austria.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











