E-Diaspora
Ambasada e Kosovës njofton për gjetjen e dy fëmijëve të humbur kosovarë
Dy fëmijët kosovarë, Leotrimi 13 dhe Qëndrimi 11 vjeçar, nga lokaliteti Borsdorf në afërsi të Leipzigut, të cilët që nga e enjtja, 19 prill konsideroheshin si të zhdukur, janë gjetur. Këtë njoftim, sipas televizionit “T7” (të gazetaexpress) e bën Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, pa dhënë hollësi të mëtutjeshme.
Ata ishin shpallur të humbur nga mëngjesi i të enjtes, 19 prill (ora 6), kur për herë të fundit janë parë në qendrën e strehimit ku banojnë me familjen, shkruan tag24.de.
Dy vëllezërit ishin nisur për të shkuar në shkollë, ka infomuar nëna e tyre por, në shkollë nuk kanë arritur, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur policia, Leotrimi dhe Qëndrimi nuk kanë shokë në qytezën Borsdorf ku banojnë dhe as ndonjë pikë ose shtëpi në rrethinë ku mund të pritej që të shkonin.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











