Lajme
Alarm në Zvicër: Rastet e dhunës ndaj fëmijëve mbeten të larta
Rastet e dhunës fizike, neglizhencës dhe abuzimit ndaj fëmijëve në Zvicër vazhdojnë të jenë shqetësuese. Ekspertët kërkojnë më shumë parandalim dhe mbështetje për familjet.
Numri i rasteve të keqtrajtimit të fëmijëve të trajtuara në spitalet pediatrike zvicerane mbetet i lartë, ndërsa së fundmi është vërejtur rritje e veçantë e dhunës fizike.
Sipas të dhënave të Shoqatës Zvicerane të Pediatrisë për vitin 2025, 31.8 për qind e rasteve kanë të bëjnë me dhunë fizike, 29.4 për qind me neglizhencë, 24.5 për qind me keqtrajtim psikologjik dhe 13.7 për qind me abuzim seksual.
Pediatri Daniel Beutler, drejtues i ekipit për mbrojtjen e fëmijëve në Spitalin Universitar të Fëmijëve në Bazel, i cilëson shifrat alarmante. Sipas tij, mjekët po përballen me fëmijë të dhunuar fizikisht, adoleshentë të abuzuar seksualisht dhe fëmijë që kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje.
Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të rrezikuar. Në vitin 2024, më shumë se 40 për qind e fëmijëve të prekur ishin nën gjashtë vjeç, ndërsa pothuajse një në pesë ishte nën moshën një vjeç.
Ekspertët vlerësojnë se presionet financiare, izolimi social dhe vështirësitë me të cilat përballen familjet mund të ndikojnë në rritjen e rasteve. Shpesh, prindërit arrijnë në një pikë ku nuk janë më në gjendje ta përballojnë situatën.
Në Zvicër, që nga 1 korriku 2026, edukimi pa dhunë është përfshirë në Kodin Civil. Megjithatë, qeveria federale ka hequr dorë, për shkak të masave të kursimit, nga një fushatë e veçantë kombëtare për informimin e familjeve rreth ndryshimit ligjor.
Organizata Kinderschutz Schweiz e ka kritikuar këtë vendim. Drejtoresha Regula Bernhard Hug paralajmëron se mungesa e një fushate kombëtare mund të sjellë dallime në mënyrën se si zbatohet ligji në kantone të ndryshme.
Ekspertët kërkojnë më shumë informim, parandalim dhe mbështetje për familjet, duke paralajmëruar se pa masa shtesë numri i rasteve të keqtrajtimit të fëmijëve mund të mbetet i lartë ose edhe të rritet.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











