Lifestyle
Akuzat për ngacmim, lënë nën hije suksesin e Jacksonit
Gati dhjetë vjet pas vdekjes së tij të papritur, suksesi i mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, është vënë në dyshim në dokumentarin për akuzat për abuzim seksual me fëmijë, të cilat nuk i ka pritur mirë familja e tij.
“Largimi nga Neverlandi”, dokumentar për dy burra, tani në të 30-tat dhe 40-tat, që rrëfejnë se janë abuzuar nga këngëtari Jackson kur ishin shtatë dhe dhjet vjeç.
Dokumentari do të transmetohet në kanalin amerikan HBO më 3 dhe 4 mars, ndërsa në Britani e transmeton Channel 4, më 6 dhe shtatë mars. Familja e Jacksonit e ka kritikuar ashpër filmin dhe pritet të ngrejë padi ndaj HBO-së, duke thënë se dokumentari shkel marrëveshjen e vitit 1992 që kanali kabllor të mos njollosë këngëtarin.
“Michael Jacksoni është i pafajshëm. Pikë”, thuhet në sqarimin e padisë. HBO-ja i është kundërpërgjigjur familjes Jackson duke thënë se dokumentari katërorësh do të transmetohet dhe në të do të kenë qasje të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











