Kinema
Aktori Russel Crowe, në rolin e shefit të medias
Aktori i njohur, Russel Crowe, pritet të luajë rolin e themeluesit të një prej mediave më të njohura në SHBA.
Ndodhitë e dekadës së fundit të jetës së Roger Ailes janë shtjelluar në serinë e re të titulluar “The Loudest Voice in the Room”, transmeton aobinfo.ch.
Aktori i njohur Russell Crowe e portretizon Ailes, themelues i gjigantit mediatik “Fox News”.
“Duke mësuar për jetën e Rogerit, e kupton edhe prej nga vjen dhe gjërat që përjetoi. Ai lindi me hemofili dhe nuk parashikohej të jetonte gjatë. Prandaj filloni të kuptoni vendosmërinë që kishte dhe mënyrën se si u bë kështu”, thotë Crowe.
Seria që ka vetëm shtatë episode flet për momentet personale dhe profesionale të jetës së Ailes, përfshirë edhe akuzat për ngacmime seksuale që ishin bërë ndaj tij nga Grethen Carlson.
Për shkak të mosmarrëveshjeve, Carlson nuk ishte e përfshirë në realizimin e kësaj serie. Seria do të fillojë transmetimin më 30 qershor.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













