Lajme
Aktivisti shqiptar: Refugjatët duhet të kthehen nga kanë ardhur
Janë mafiozët nga Kosova dhe nga Serbia që i bindin kosovarët t`ia mësyjnë perëdimit thotë Tahir Shabani
Tahir Shabani, përfaqësues i shoqatës kulturore “Die Sterne Kosovas” (Yjet e Kosovës) në Emmedingen afër Freiburgut thotë për gazetën “Schwäbische Zeitung” se refugjatët që kanë ardhur dhe po vijnë kohëve të fundit në Gjermani, respektivisht ë landin Baden-Württemberg duhet të kthehen menjëherë në Kosovë.
Duke bërë fjale për reagimet e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në këtë regjion gjerman, gazeta thotë se kjo gjë, (emigrimi) sipas tyre nuk është fare në rregull. Në Kosovë mbretëron paqe, falë Kfor-it dhe Eulex-it. Ne e kuptojmë që populli atje është i pakënaqur pasi që politikanët po dëshmohen si të paaftë për të kënaqur nevojat e popullatës.
Është pikëlluese kur të mendosh se kosovarët nga diaspora i dërgojnë rreth 800 milionë euro në vit dhe këto para nuk bëjnë fare ndikim pasi që shkojnë në Serbi dhe në vendet fqinje, pasi q Kosova nuk prodhon pothuajse asgjë. Shume kosovarë thonë se po nuk i takove ndonjërit nga klanet e korruptuara, nuk ke perspektivë profesionale.
Gjendja është kështu dhe atë mund ta ndryshojnë vetëm Evropa dhe SHBA. Eulex-i para tri vitesh pati deklaruar se do t`i kapte peshqit e të mëdhenj në mesin e të korruptuarve. Por, deri ë tash kjo nuk ka ndodhur. Populli shpreson në një kthesë, por në fakt nuk po ndodhë asgjë.
A do të thotë kjo se mafia kosovare po i sjell refugjatët këtu?
Po. Janë mafiozët nga Kosova dhe nga Serbia, kështu refugjatët vijnë përmes Serbisë dhe Hungarisë, thotë Shabani. Ai thotë më tutje se gjendja në Ballkan është përgjithësisht e keqe por ne presim nga Evropa që këto vende (Kosovën në mes tyre) t`i shpallë si vende të sigurta. Por Evropa duhet edhe të mbajë gjendjen nën kontroll sepse këto vende, përndryshe, bënë si duan vetë. Këta refugjatë duhet të kthehen shpejt në vendet e prejardhjes, se ndryshe kanoset një valë edhe më e madhe, të cilën nuk e dëshiron askush. Nevojitet mbështetje e qartë e Evropës për këto vende.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?