Jeta në Zvicër
Aktivistët zviceranë: “Trump nuk është i mirëpritur!”
Aktivistët në një kodër në Zvicër kanë varur një pano të madhe me mbishkrimin: “Trump nuk është i mirëpritur”, në shenjë proteste kundër ardhjes së presidentit amerikan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përcjell albinfo.ch.
Grupi zviceran Kampaks (Campax) njoftoi sot se ata shpresojnë që panoja të tërheqë vëmendjen, edhe pse është e vendosur në anën shkëmbore të malit pranë Sargans, larg nga Davos.
Campax shprehu shpresën se mesazhi i tyre do të arrijë te presidenti i SHBA-së, “kur fluturon mbi luginë ose gjatë shikimit të televizorit”.
Grupi përmendi një numër ankesash në llogarinë e Trump, duke thënë se ai përfaqëson “racizmin, islamofobinë, antisemitizmin, seksizmin, armiqësinë ndaj grave, luftën, mohimin e ndryshimeve klimatike, sulmet mbi të drejtat e njeriut dhe duke ndjekur një politikë që thellon varfërinë dhe pabarazinë”.
Trump ka ardhur të enjten në Davos, ku do të takohet me disa liderë dhe do të mbajë një fjalim gjatës ditës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











