Kosova
Aktakuzë ndaj ish-ambasadorit për kanosje të presidentes së Kosovës
Kur ishte shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, kishte thënë se kjo është hakmarrje ndaj tij, andaj e kishte përmendur edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit në reagimin e tij ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Kjo ka bërë që Prokuroria Themelore në Prishtinë të ngrisë aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kërcënim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj Dedajt e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha Ulaj.
Kabineti i presidentes Oskani e kishte denoncuar Dedajn tek organet e drejtësisë për deklaratat e tij, ku kishte përmendur kanunin gjatë një interviste.
“Përveç ligjit, tek unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo ne jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ia ke inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i Listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, kishte thënë Dedaj./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











